04/10/2024

EESC-ja pranon nëntë vende kandidate, nuk përfshihet Kosova

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka pranuar anëtarë nga vendet kandidate.

Anëtarët e këtij komiteti, që vijnë nga vendet kandidate, do të marrin pjesë aktive në punën e këtij institucioni, do kenë rol këshillëdhënës, por nuk do të kenë të drejtën e votës. Anëtarët e rinj përfaqësojnë nëntë shtete që kanë status kandidati në Bashkimin Evropian.

Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në proces zgjerimi e që nuk është përfshirë në këtë forum. Kjo për arsye se Kosova akoma nuk e ka statusin e kandidatit, që ishte parakusht për anëtarësim në këtë forum.

Presidenti I këtij institucioni Oliver Ropke në seancën plenare deklaroi se kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE.

Nga liderët e rajonit, në ceremoni morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe ai nga Mali i Zi, Milojko Spajiq.

Ata të dy përshëndetën nismën, por nënvizuan rëndësinë që kjo të shërbejë si rrugë drejt anëtarësimit në BE e jo zëvendësim i procesit.

Rama bëri thirrje që shembulli i EESC-së të ndiqet edhe nga institucionet e tjera të BE-së, sepse kjo gjë, sipas kryeministrit shqiptar, do të bënte që qytetarët e Ballkanin Perëndimor të shohin se integrimi në BE është real.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian merret me çështje sociale dhe ekonomike dhe në këtë komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, punëdhënësve dhe sektorëve të ndryshme të industrisë. /rtk

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...