21/04/2024

Kamberi-Lajçakut: Ai takohet me serbët në Kosovë, por jo edhe me shqiptarët në Serbi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i vetëm shqiptar në Paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në ‘X’ tha se ka kërkuar një takimi me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, raporton Sinjali.

Kamberi thotë se Lajçaku po luan me standarte të dyfishta, pasi emisari takohet me serbët në Kosovë, por nuk vepron njëjtë me shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Derisa Lajçak po takohet me serbët nga Kosova, unë si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri tek pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga Lajçak apo ekipi i tij”, ka shkruar Kamberi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...