Një ditë më parë vendi ynë është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar edhe vërshime si dhe dëme materiale.
E, pas reshjeve kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri, Lulzim Fushtica sot kanë dal në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
Sipas tij, ai së bashku me kryetarin Rama janë në terren duke bërë vlerësimin e situatës si dhe të parapërgatiten për ditët e ardhshme.
“Jam në terren me kryetarin duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhe me bo sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatitë plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica.
Ndryshe, sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/