24/09/2023

Eliot Engel i ashpër ndaj Washingtonit: Qetësoi autokratin Vuçiq, ndërkaq frikësoi Kosovën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dëshira e Washingtonit për stabilitet në Ballkan, ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionin.

Kështu shprehet në një artikull autorial të publikuar në “Foreign Policy”, ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Engel thotë se është i shqetësuar për trajtimin që po i bënë Departamenti i Shtetit, mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kam ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe kam qenë i kënaqur nga mbështetja e Washingtonit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për anti-korrupsion atje. Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Joe Biden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit”, shkruan Engel, transmeton Telegrafi.

Ish-kongresisti më tej shkruan se SHBA-të dhe pjesa më e madhe e Evropës e njohën Republikën e Kosovës në vitin 2008, kur ky vend i vogël shpalli pavarësinë nga Serbia.

Engel përmend edhe ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se “SHBA-të dhe NATO ndaluan spastrimin e egër etnik të popullatës shqiptare të Kosovës nga ish-fqiu jugosllav Slobodan Millosheviq”.

“Por që atëherë, Serbia dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe për të fituar njohjen e plotë në mbarë botën, dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kohët e fundit është dukur më pak i gatshëm të mbështesë ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj”, shkruan ish-kongresisti amerikan.

Engel më tej thekson se kur Kosova ka kërkuar të kryej funksionet normale të qeverisjes brenda kufijve të saj është për

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...