26/07/2024

Zuckerberg: Miliona njerëz e përdorin Threads çdo ditë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg thotë se dhjetëra miliona njerëz e përdorin platformën Threads për çdo ditë.

Këtë deklaratë, Zuckerberg e bëri të ditur përmes një postimi në Threads, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë optimist se si po bashkohet komuniteti në Threads. Rritja e hershme ishte përtej pritshmërisë, por më e rëndësishmja 10 miliona njerëz e përdorin çdo ditë”, deklaroi ai.

Threads debutoi fuqishëm ku në ditët e para 100 milionë njerëz iu bashkuan platformës.

Tani, aplikacioni është duke shqyrtuar shtimin e disa prej veçorive të reja.

Aplikacioni është i bazuar në tekst, por mund të postoni edhe video dhe fotografi, mirëpo nuk mund të bëni biseda me njerëz.

Gjithashtu postimet që shfaqen në feed-in tuaj nuk janë çdo herë të personave që ju ndiqni. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...