22/12/2024

Emirati Emevit dhe Kalifati

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kur civilizimi Islam filloi në fillim të shekullit të 7të, ai u zgjerua në lindje dhe perendim. Në fillim të shekullit të 8të, në vitin 711, grupet dhe familjet Arabe filluan të hynin nga lindja në Gadishullin Iberik, poashtu edhe grupet Berbere nga Magribi (Veriu i Afrikes) gradualisht u vendosën në tokat e Endelusit. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 8të ndodhi një thyrje në dinastinë e kohës në Halifatin Islam që solli fundin e udhheqjës së dinastisë Emevite në Damask, me qëllimin për ti rrëzuar nga pushteti Abasitët që posa kishin marrë pushtetin në kryeqytetin e ri të halifatit Islam në Bagdad. Një Princ i quajtur Abdurrahman nga ish dinastia Emevite largohet nga Damasku dhe vendoset në Endelus ku e themelon Emiratin e ri ( shtetin) me kryeqytet Kordobën duke u bërë Emirat i pavarurë nga Bagdadi.

Ishin rreth 8 Emirë ndërmjet viteve 756 dhe 929 përgjatë një periudhe të lulzimit kulturorë me disa periudha të paqëndrueshmërisë- deri kur Emiri Abdurrahman El Naser (Abdurrahmani i 3të) vendosë të themelojë Kalifatin e dytë sunit, duke e shpallur vetën Emir I Muslimanëve ( më rëndësi në ketë periudhë ishin edhe 2 dinasti që pretendonin kalifatin ajo Abasite sunite zyrtare ne Bagdad si dhe ajo Fatimite Shiite në Egjipt.Përgjatë sundimit të Abdurrahmanit të 3të dhe ati pasues al- Hakimi i 2të, Endelusi kaloi një një nga momentet më të mëdha të shkëlqimit kulturorë pallati i tij ju dhurojë mirëseardhjen shumë shkenctarëve ,poetëve, filozofëve më në zë të kohës. Përgjatë Sundimit të Abdurrahmanit të 3të u ndërtuan objektet më të mëdha arkitektonike në Endelus si qyteti mbretërorë Medinat al-Zehra në Kordoba (qyteti i luleve) si dhe Xhamia e Kordobës. Poashtu ata mbajtën raporte diplomatike me oborret e huaja mbretërore si ato të fuqive Islame, Bizantine ose atyre Evropiane.

Burimi: nga Spanishtja El Legado Andalusi
Përktheu: Galdim Ajeti

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...