Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se njohja reciproke është qëllim i dialogut.
Sarrazin deklaroi se procesi i dialogut ka bërë dhjetë vjet dhe tani është koha ku kërkohen rezultate konkrete.
“Nuk ka shkallë më të lartë të seriozitetit në këtë drejtim dhe po përfshijmë gjithçka në këtë drejtim”, tha Sarrazin.
Ai tha se tani në Gjermania ka qeveri të re dhe është një lloj vazhdimësie e qeverisë së kaluar, por ka disa thekse në politikën e jashtme.
“Thjesht po investojmë përpjekjet që mundemi në dialog”.
Emisari gjerman u shpreh se ai merret me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por sipas tij ka edhe zyrtarë të tjerë.
“Lajçak është kuzhinieri dhe ne jemi ndihmësit për të kontribuar për aq sa në jepet mundësia”, ilustroi Sarrazin situatën aktuale me emisarët e caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.