20/09/2024

Emrat e 10 zyrtarëve ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për korrupsion

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj 10 personave zyrtarë, të cilët ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj 10 personave zyrtarë, të cilët ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në njoftim të PSRK-së.
Me këto veprime, të pandehurit Betim Reqica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, e pandehura Valmira Bllaca akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Betim Reçica në cilësinë e ushtruesit së detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, akuzohet për korrupsion edhe me aktakuzën e PSRK-së, të ngritur më 15 shkurt 2021.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...