05/05/2026

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë sot në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.

Kështu kanë konfirmuar dy diplomatë arabë për CNN, e cila ka kontaktuar zyrën e liderit ukrainas, por që nuk ishte e qasshme.

Theksojmë se udhëheqësi ukrainas do të paraqitet personalisht në samitin e G7, i cili këtë vit po mbahet në Japoni.

Agjencia e lajmeve, Reuters thotë se ai do të fluturojë me një aeroplan të qeverisë franceze për në Japoni pas një ndalese në Jeddah.

Ai kohët e fundit ka pasur shumë udhëtime jashtë vendit ndërsa po vazhdon lufta, duke përfshirë turneun e javës së kaluar në vendet e Evropës.

Ndryshe, shtatë shtetet më të industrializuara të botës, të cilët njihen edhe si G7, pritet që t’i vendosin sanksione të reja shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...