Asnjë vend nuk është i sigurt nëse Izraeli nuk respekton ligjin ndërkombëtar, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan duke iu referuar veprimeve të Izraelıt në Rripin e Gazës, të cilat kanë vazhduar për më shumë se shtatë muaj, pavarësisht vendimeve dhe rezolutave kundër tij.
“Asnjë shtet nuk është i sigurt nëse Izraeli nuk pranon ligjin ndërkombëtar dhe nuk e konsideron veten të detyruar prej tij”, tha Recep Tayyip Erdogan në një fjalim në parlamentin turk.
Erdoğan kritikoi paaftësinë e sistemit ndërkombëtar, duke përfshirë organe të tilla si OKB-ja për të ndaluar mizoritë e vazhdueshme në Gaza, ku më shumë se 36.000 palestinezë janë vrarë dhe ka çuar në shkatërrim të gjerë, zhvendosje dhe kushte uria.
“Kombet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të mbronin as personelin e tyre apo punonjësit e ndihmës, e lëre më të ndalonin gjenocidin. Jo vetëm njerëzimi u zhduk në Gaza, por edhe OKB-ja me frymën e saj”, tha Erdoğan.
Presidenti tha se “gjenocidi, mizoria dhe barbarizmi” i Izraelit duhet të ndalet nga një “aleancë e bashkuar e njerëzimit përpara se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës të dalin jashtë kontrollit”.