09/05/2025

Erdoğan: Izraeli herët a vonë do ta paguajë çmimin e gje’noci’dit që e kryen prej një viti

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Izraeli herët a vonë do ta paguajë çmimin e këtij gjenocidi që e kryen prej një viti, transmeton Anadolu.

“Ashtu siç Hitler u ndalua me aleancën e përbashkët të njerëzimit, edhe Netanyahu dhe rrjeti i vrasjeve do të ndalet në të njëjtën mënyrë”, shkroi Erdoğan në rrjetin social duke shtuar:

“Në Gaza, Palestinë, Liban nuk vdesin vetëm gratë, fëmijët, foshnjat, civilët e pafajshëm; por në të njëjtën kohë edhe njerëzimi, sistemi ndërkombëtar”.

Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë përballë qeverisë izraelite, pavarësisht kostos, dhe do të vazhdojë të thërrasë botën drejt këtij qëndrimi dinjitoz. “Nuk duhet harruar se Izraeli herët a vonë do ta paguajë çmimin e këtij gjenocidi që e kryen prej një viti dhe po vazhdon ende”, theksoi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...