08/07/2025

Erdogan para Vuçiqit tha se Kosova dhe Serbia janë të ndarë me një kufi.

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot në një konferencë për media në Pallatin e Serbisë, se është i kënaqur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime.

Duke folur për tensionin që shoqëroi dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në periudhën e kaluar, presidenti turk tha se Ankaraja zyrtare i mbështet negociatat dhe se është shumë mirë që tensionet janë qetësuar. Me atë rast, para kolegut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ai ka ripërsëritur qëndrimin e Turqisë për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se është i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për kalimin e kufirit.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për targat, shpresoj që së shpejti të arrihet një marrëveshje, si dhe për çështje të tjera problematike”, tha Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...