17/07/2024

ERDOGAN THOTË SE SHPËRTHIMI NË STAMBOLL MBAN “ERË TERRORIZMI”: NJË GRUA KA PASUR ROL

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lidhur me këtë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur në një konferencë për media duke aluduar në sulm terrorist, raporton Reuters.

“Përpjekjet për ta mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu siç dështuan dje dhe siç do të dështojnë sërish nesër”, tha Erdogan.

Sipas tij, informacionet fillestare tregojnë se një grua luajti rol në këtë shpërthim, teksa shton se fajtorët e këtij sulmi do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit. Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim një sulm terrorist, por zhvillimet fillestare dhe inteligjenca fillestare nga guvernatori im është se ai mban erë terrorizmi”, tha Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...