Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, por Athina i tha Euroactiv se asgjë nuk ka ndryshuar.
Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, transmeton Klankosova.tv
Duke folur në televizionin polak të dielën, Kurti tha: “Ne kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që ata t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë”.
Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë, ndërsa Athina ka një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës.
Në vitin 2021, ajo u ngrit në Zyrë të Interesit, dhe përderisa nuk mund të mbajë flamurin e Kosovës jashtë, mund të lëshojë viza. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova.
Por i pyetur nga EURACTIV në lidhje me deklaratën e Kurtit, një burim i qeverisë greke komentoi: “Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”.
Thashethemet janë qarkulluar prej disa muajsh se Greqia mund të jetë e para që do ta njohë Kosovën.
Në mars të këtij viti, ministri i Jashtëm i atëhershëm grek, Nikos Dendias, vizitoi Kosovën për të gjashtën herë, duke u takuar me presidenten kosovare Vjosa Osmani.
Në një deklaratë, kreu i shtetit vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhduesh