16/04/2024

Evropiani i xhudos në Prishtinë me 50 shtete pjesëmarrëse

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kampionati i Hapur Evropian i xhudos do të mbahet në Prishtinë në muajin dhjetor.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë arenë e dueleve të shumta në këtë kampionat, që nis më 16 dhjetor.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Federata e Xhudos e Kosovës bëri me dije se hyrja do të jetë falas për të gjithë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...