23/07/2024

Serbët e Kosovës s’mund të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Votuesit serbë nga Kosova do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka njoftuar dje se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, kështu që votuesit serbë nga Kosova do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Siç ka thënë kryetari i KRZ-së, Vlladimir Dimitrijeviq, ata i kanë dërguar një letër së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë për mënyrat se si mund të mundësohet votimi në zgjedhjet në Kosovë.

“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë”, tha Dimitrijeviq, raporton agjencia serbe e lajmeve BETA.

Anëtari i KRZ-së, Nemanja Stankoviq, propozoi që KRZ t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë për t’iu drejtuar UNMIK-ut dhe organeve të tjera, dhe të mos heqin dorë lehtë nga vota në Kosovë.

Anëtari tjetër i KRZ-së, Mirosllav Vasiq, tha se nuk është e qartë se kujt i është drejtuar së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe çfarë përgjigje ka marrë, por se ka garantues ndërkombëtarë të marrëveshjeve të ndryshme dhe se kjo zhvendosje e vendvotimeve nuk duhet marrë lehtë.

Ndërsa Zhelka Radeta tha se, deri në vitin 2022, OSBE-ja kishte rol në zgjedhje, por tani nuk e ka më një të tillë, ndërsa e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në letrën e saj ka treguar arsyet pse nuk ka mundësi të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë dhe se “zhvendosja e vendvotimeve ishte vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...