22/10/2024

Fillon takimi i serbëve në Zveçan, pritet vendimi për largimin ose jo nga institucionet e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sapo ka filluar takimi i paralajmëruar i përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës me përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës në veri.

Në Zveçan, siç është paralajmëruar, do të merret vendim për largim nga institucionet e Kosovës, përcjell Telegrafi.

Siç raportojnë mediat në gjuhën serbe, takimi filloi me 25 minuta vonesë, pra rreth orës 12:30.

Po sipas raportimit të tyre, kryetarët e komunave në veri janë të pranishëm në sallën e komunës së Zveçanit, së bashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiq.

Takimi ka qenë i mbyllur për publikun dhe kryetari i Listës Serbe ka njoftuar mediat se pas përfundimit do t’u drejtohet atyre dhe do të lexojë konkluzionet e arritura.
Pak para këtij takimi, në Beograd është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dorëzuar një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...