15/07/2024

Samiti i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkruam: Amir Shabani – Njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare
Liderët e Ballkanit Perëndimorë sot po marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për këto vende të
rajonit që po mbahet pra në kryeqytetin gjerman, në Berlin.
Ky takim do të kryesohet nga kancelari federal Olaf Scholz dhe përveç pjesëmarrjes së krerëve të
shteteve nga Ballkani Perëndimor, do të ketë gjithashtu edhe përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të
BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, si dhe institucione financiare ndërkombëtare dhe organizata rajonale.
Duke pasur parasysh implikimet gjeopolitike të pushtimit rus ndaj Ukrainës, axhenda do të ketë një
fokus të veçantë në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër dhe angazhimin e rajonit për të
përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë
iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të
Berlinit në nëntor të vitit 2020.
Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane dhe njëherit edhe referenca e
diplomacisë evropiane, Angela Merkel, si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për të
përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin
rajonal, si një çelës për rritjen ekonomike dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, duke u
vazhduar ky proces tani nga kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, po fokusohet në fusha të tilla si:
zhvillimi i infrastrukturës, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve dhe avancimi dhe këmbimi shkencor.
Megjithatë, këtë herë fokusi do të jetë në çështje konkrete, duke përfshirë:
– njohjen reciproke të kartave të identitetit (ora kalimet kufitare brenda shteteve të BP-së vetëm me
letërnjoftime);
– njohjen e diplomave universitare; dhe
– njohjen e përvojave dhe licencave profesionale.
Ajo që dikur ishte si formalitet, tani do të jetë një hap përpara për qytetarët e Ballkanit Perëndimor,
duke pasur parasysh se nënshkruesit përfshijnë vende si Serbia dhe Kosova, të cilat vende që nga lufta e
vitit 1999 ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e njëri-tjetrit dhe nuk kanë zgjidhur konfliktin
fqinjësor.
Më duhet të theksoj se interesi për Ballkanin Perëndimor është rritur ndjeshëm në BE që nga sulmi rus
ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022. Serbia, si dhe Republika Srpska – pjesa e mbizotëruar nga
serbët e Bosnjës, nuk e mbështesin ose e mbështesin pjesërisht politikën e BE-së kundër regjimit të
Putinit. Moska po përpiqet të fitojë ose të rrisë ndikimin e saj edhe në vendet e tjera të Ballkanit
Perëndimor.
Angazhimi i të dërguarit special nga Gjermania për Ballkanin Perëndimor, diplomatin Manuel Sarazzin,
është një meritë për intensivitetin diplomatik gjerman. Kontaktet e tij të rregullta me të gjitha palët e
interesuara dhe një qasje shumë e fokusuar e ndërtuar mbi hapa të vegjël por të menaxhueshëm, kanë
ofruar një mekanizëm i cili mungon për të udhëhequr vullnetin politik lokal.

Shikuar nga ky kontekstz jep të kuptojmë se lidhshmëria politike e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin
Evropian është e domosdoshme dhe e pamohuar, pasiqë problemet në këtë rajon ende vazhdojnë, siç
janë: situata e paqëndrueshme politike në Bosnje dhe Hercegovinë, problemet me negociatat e pranimit
në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shqetësimet e sigurisë që lindin nga marrëdhëniet e
tensionuara midis Serbisë dhe Kosovës.
Një fokus i veçantë i kushtohet Serbisë, jo vetëm për shkak të së kaluarës së vështirë që ndan me
Kosovën, por edhe për shkak të presionit që ajo merr nga Brukseli për t'u lidhur me politikën e jashtme
të BE-së për sa i përket sistemit të vizave dhe sanksioneve kundër Rusisë.
Pë fund, mund të them se iniciativa e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor deri më sot ka sjellë
rezultate të prekshme për njerëzit në rajon duke përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së transportit
të qëndrueshëm, duke nxitur tranzicionin e gjelbër dhe bashkëpunimin rajonal, të cilat janë një moment
historik i rëndësishëm drejt përafrimit me BE-në dhe ambiciet e zgjerimit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...