25/06/2024

FIT-i demanton Sveçlen me dokumente për çështjen e pagave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Republikës.

Kjo protestë e pjesëtarëve të NJSI-së (FIT-it) është organizuar për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar ministri i Punëve të Brenshme, Xhalal Sveçla i cili ka thënë se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200.

Por, si janë paguar këta pjesëtarë më herët dhe si janë paguar pas ligjit të ri.

Në dokumentet e mëposhtme mund të shihni se paga e tyre me ligjin e ri është 636 euro për një muaj kalendarik.

Më tutje, një nga pjesëtarët që ka protestuar sot ka thënë për IndeksOnline se atyre u janë shkelur të gjitha drejtat, pasi kanë punuar me orar të stërzgjatur dhe ka pas raste deri në tri jave pa ndërprere.

“Gjëndje emergjente nuk është shpall as e jashtëzakonshme, ne kemi punuar me orar të stërzgjatur. Na janë shkelur të gjitha drejtat e garantuara me ligj. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të ankohemi edhe në gjykata për realizimin e të drejtave tona”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri prej protestuesve të sotëm.

Më tutje, ai ka thënë se për orët që kanë mbajtur janë paguar më pak me ligjin e ri.

Sveçla, sipas tij, ka ndërhyrë edhe në dhomë komanduese në çështje operacionale të policisë që s’ka drejtë me ligj, deri atë masë me shpërndarjen e veturave në teren./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...