21/05/2025

Fondi i Kursimeve Pensionale lejon tërheqjen e mjeteve për këtë kategori

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Para moshës së pensionimit, nëse kontribuuesi bëhet përfitues i Pensionit Invalidor, ai/ajo mund të aplikojë për tërheqje të kursimeve.

Pensioni invalidor nga Administrata Pensionale pranë MPMS, aprovohet për kohëzgjatje një, tri dhe pesëvjeçare.

Bazuar në kohëzgjatjen e këtyre pensioneve dhe në lartësinë e bilancit të kursimeve, FKPK aprovon tërheqje të pjesërishme përmes pagesave mujore prej €200 derisa vendimi i pensionit invalidor është valid.

Për shembull, nëse personi ka vendim për pension invalidor me kohëzgjatje trevjeçare, FKPK do të aprovojë vetëm atë pjesë kursimi e cila do të mbulojë 36 muaj me pagesë prej €200, që d.m.th €7,200, apo më pak nëse kontribuuesi nuk ka kursime të mjaftueshme për të mbuluar periudhën në fjalë.

Po ashtu, pensionet invalidore, të tërhequra sipas invaliditetit që rrjedh nga “Ligji Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, kanë të drejtë të tërheqin kursimet e tyre sipas mënyrës së lartpëmendur.

Poashtu, ri-aplikimet lejohen vetëm nëse kanë kaluar 12 muaj nga shpagimi i fundit. Megjithatë, Bordi Drejtues nuk iu rekomandon kontribuuesve që ta bëjnë këtë tërheqje të përsëritur.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...