14/10/2025

Fondi për Efiçiencë të Energjisë implementon masa kursimi në ndërtesat sociale të Drenasit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drenasi është një nga komunat përfituese ku Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka nisur zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale.

Ky projekt përfshin gjithsej 28 ndërtesa në 13 komuna të Kosovës, të cilat pritet të përfitojnë nga një komoditet më i madh dhe ulje të ndjeshme të shpenzimeve të energjisë.

Investimi po realizohet kryesisht nga granti i Bashkimit Evropian (90 për qind), i menaxhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa 10 për qind të buxhetit e mbulojnë komunat përkatëse përmes bashkëfinancimit.

FKEE ka bërë të ditur se këto masa synojnë të rrisin mirëqenien e banorëve dhe të promovojnë përdorimin më efikas të energjisë në hapësirat e banimit kolektiv. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...