Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar foto ku pilotët e FSK-së po marrin pjesë në programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.
Ky është postimi i plotë:
Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.\Mesazhi.com\