17/07/2024

Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Euro 2024

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Të mërkurën mbrëma ka përfunduar me sukses faza e grupeve në Euro 2024, ku tashmë dihen 16-të ekipet që kaluan tutje dhe çiftet e fazës së 1/8-tës.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.

Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të fazës së grupeve, ku Spanja, si e vetmja me 9 pikë, ka më së shumti lojtarë të përfshirë.

Dani Carvajal, Marc Cucurella dhe Fabian Ruiz gjenden nga Spanja në formacion, ndërsa pas tyre vjen Gjeorgjia me dy futbollistë: Giorgi Mamarashvili dhe Georges Mikautadze.

Nga shtetet tjera që ‘dhanë’ nga një futbollistë për formacionin më të mirë të gazës së grupeve janë: Zvicra me Granit Xhakë, Portugalia me Pepen, Italia me Riccardo Calafiori, Austria me Marces Sabitzer, Gjermani me Jamal Musiala dhe Holanda me Coady Gakpo.

Formacioni fazës së grupeve (4-3-3)Mamardashvili (Gjeorgji); Carvajal (Spanjë), Pepe (Portugali), Calafiori (Itali), Cucurella (Spanjë); Sabitzer (Austri), Xhaka (Zvicër), Ruiz (Spanjë); Musiala (Gjermani), Mikautadze (Gjeorgji), Gakpo (Holandë);

 

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...