18/07/2024

FSHF në total me mbi 170 mijë euro gjoba nga UEFA-ja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Arka e FSHF-së do të jetë më e lehtë për rreth 200 mijë euro. Kjo, pasi që FSHF-ja bëri të ditur edhe dënimin e fundit që e pranuan nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-së, që erdhi pas ndeshjes me Spanjën.

Nga përballja me Spanjën, FSHF ka pranuar dënimin prej 86 mijë e 500 euro, të zbërthyer si mëposhtë:

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

—Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
—Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
—Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
—Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që FSHF e pranoi nga UEFA dhe kur të llogariten edhe dy të parat, nga ndeshja e parë ndaj Italisë (37 mijë e 375 euro) si dhe nga ndeshja e dytë ndaj Kroacisë (47 mijë e 500 euro), totali i dënimeve të Federatës arrin shifrën prej 171 mijë e 375 euro për ndeshjet e fazës grupore të EURO 2024.

Shqipëria mbylli evropianin si pjesëmarrëse e Grupit B në vend të fundit, me një pikë të fituar, par rezultateve të arritura radhazi Italia-Shqipëria 2-1, Kroacia-Shqipëria 2-2 dhe Shqipëria-Spanja 0-1. Kjo ka qenë hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në KE. Debutimin në KE Shqipëria e ka pasur në vitin 2016 kur u mbajt “Franca 2016”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...