Këtë të diel, Liga Premier do të jetë dëshmitare e ndoshta ndeshjes më të madhe të sezonit deri më tani, me Arsenalin që pret në “Emirates” skuadrën e Manchester Cityt.
Këto dy skuadra luftuan deri në ‘dhëmbë’ edhe sezonin e kaluar, ku në fund triumfues doli ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola.
Pavarësisht se dallimi në cilësi mes dy klubeve u ngushtua ndjeshëm pas ardhjes së Mikel Artetas në Londrën Veriore, kjo nuk e ndryshon faktin që spanjolli ende nuk e ka mposhtur Guardiolën në ligë si trajner.
Në fakt, fitorja e fundit e Arsenalit ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier daton në vitin 2015.
Sidoqoftë, këto dy skuadra u përballën më herët këtë sezon në “Wembley” në kuadër të “Community Shield”, me ndeshjen që përfundoi baras gjatë kohës së rregullt, para se Arsenal të fitojë pas ekzekutimit të penalltive.