13/04/2024

FSK tregon armatimin e saj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organizuar sot “Ditën e hapur”, e cila do të zgjatë nga ora 10:00 deri 13:00.

Qytetarë të shumtë janë duke vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe po shohin nga afër pajisjet, armatimin dhe aktivitetet e FSK-së, transmeton Telegrafi.

Numër i madh i qytetarëve janë parë edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media kishte thënë se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhej në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...