21/04/2024

Futbollistët më të vlerësuar të Kosovës në Evropë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka vazhduar paraqitja jashtëzakonisht e mirë e futbollistëve nga Kosova në kampionatet e ndryshme evropiane.

Golat asistimet e paraqitjet shumë të mira nuk kanë munguar, SofaScore sjell pesë lojtarët më të vlerësuar nga kjo fundjavë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rarhmani ka qenë fantastik këtë javë në fitoren e Napolit në udhëtim te Salernitana.

Rrahmani kishte notë 7,5, duke luajtur 90 minuta derisa pati tre spastrime, dy gjuajtje të bllokuara dhe nëntë duele të fituara.

Mesfushori i talentuar Besfort Zeneli luajti vetëm 11 minuta ndaj Degerfors, por ishte fantastik në këtë sfidë. Ai pati tre gjuajtje në portë, një pasim kyç, një duel të fituar e një driblim duke marrë notë 7,4.

Paraqitje të shkëlqyer pati edhe Florent Muslija duke marrë notë 7,4, ku asistoi në golin e parë në fitoren që Paderborn e arriti 0-3 në udhëtim te Karsluher.

Me notë 7,3 u vlerësua Zymer Bytyqi që ishte më i miri në fushë për Antalyasporin duke luajtur 72 minuta në fitoren 3-2 ndaj Besiktas. Bytyqi dhuroi edhe një asistim fantastik në këtë sfidë.

Lartë u vlerësua edhe paraqitja e Emir Sahitit në fitoren e Hajdukut ndaj Rudes. Sulmuesi kosovar luajti 89 minuta, ku pati dy pasime kyçe dhe 37 të sakta në total duke shtuar edhe pesë driblime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...