24/06/2024

Fyerjet ndaj Kuranit: Danimarka shqyrton rrugën e masave parandaluese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Danimarka njoftoi se do të hulumtojë rrugët për të marrë masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend.

Në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës, vihet në dukje se sulmet kundër Kuranit kanë qëllim të shkaktojnë fyerje dhe reagim në vende të tjera dhe kanë përmasa që dëmtojnë Danimarkën.

Më tej, në komunikatë thuhet se për shkak të akteve të djegies së Kuranit 15 vende kanë dënuar Danimarkën dhe se Këshilli i 18-të i Jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të OBI-t do të mblidhet më 31 korrik për të trajtuar këtë çështje.

Po ashtu, në kumtesën e qeverisë, këto provokime janë cilësuar si “akte jashtëzakonisht fyese dhe të pamatura të kryera nga disa individë”.

“Ata që kanë kryer këto veprime nuk përfaqësojnë shoqërinë e Danimarkës dhe këto veprime sigurojnë dobi për proekstremistët”, thuhet në deklaratën ku theksohet se “Qeveria e Danimarkës do të hulumtojë mundësitë për të ndërhyrë për shembull ndaj situatave ku ofendohen kulturat dhe fetë e vendeve të tjera dhe ndaj situatave të veçanta ku kjo mund të shkaktojë pasoja negative serioze kryesisht në aspektin e sigurisë për Danimarkën”.

Ndër të tjerash, ata thonë se ky vlerësim do të bëhet në kuadrin e lirisë së shprehjes gjithëpërfshirëse të Danimarkës.

Në anën tjetër, edhe ministri i jashtëm i Danimarkës, Lars Lökke Rasmussen, ka bërë një vlerësim në kanalin TV 2 lidhur me provokimet ndaj librave të shenjtë në vend.

Rasmussen, tha se qeveria e Danimarkës po hulumton rrugët për të ndërhyrë ndaj situatave ku ofendohen kulturat dhe fetë në vend dhe të cilat mund të ndikojnë negativisht sigurinë.

Fidan zhvilloi bisedë telefonike me Rasmussen

Ministri i jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, dje zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Danimarkës Lars Lökke Rasmussen rreth sulmeve që vazhdojnë në këtë vend kundër Kuranit.

Ministri Fidan në bisedë përsëriti se dënon sulmet që vazhdojnë dhe që kanë fituar vazhdueshmëri kundër Kuranit në Danimarkë.

Fidan theksoi se kundërshtia ndaj islamit në Evropë ka arritur në përmasa alarmante, madje është shndërruar në një epidemi dhe se është e papranueshme që të lejohen veprime të tilla nën emrin e lirisë së shprehjes.

Gjithashtu, Fidan vuri në dukje se pret që qeveria e Danimarkës të kalojë në veprim menjëherë për parandalimin e këtyre sulmeve.

Gjithashtu edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson të dielën tha se ka qenë në konsultime të ngushta me homologen e tij daneze Mette Frederiksen mbi djegien e Kuranit në vendet e tyre.

Kristersson tha se Suedia po përjeton “situatën e saj më serioze të sigurisë” që nga Lufta e Dytë Botërore.

OBI kërkon nga Danimarka parandalimin e sulmeve ndaj Kuranit

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) i bëri thirrje Qeverisë së Danimarkës të marrë masa për mospërsëritjen e sulmeve ndaj Kuranit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga organizata thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Hussein Ibrahim Taha, zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen.

Taha i shprehu Rasmussenit pakënaqësinë e vendeve anëtare të OBI-t për shkak të sulmeve të përsëritura ndaj Kuranit dhe simboleve islame në Danimarkë. Duke i bërë thirrje Qeverisë së Danimarkës të marrë masa për mospërsëritjen e sulmeve ndaj Kuranit, Taha informoi rreth takimit që ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të OBI-t do të mbajnë sot për këtë çështje.

OBI mori vendim për takim të jashtëzakonshëm në nivelin e ministrave të Jashtëm për të diskutuar lidhur me sulmet e kryera ndaj Kuranit në Suedi dhe Danimarkë. Në takimin i cili do të mbahet sot nëpërmjet internetit pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Türkiyes, Hakan Fidan./trtballkan

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...