22/06/2024

Investimet turke në Kosovë janë rritur për 10 përqind, ambasadori Angili: Ka interes të madh për investime

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili ka thënë se Turqia dhe Kosova janë partnerë strategjik.

Angili në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka thënë se dy fushat më të rëndësishme në të cilat Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunim janë siguria dhe ekonomia.

“Në fushën e sigurisë, ne vazhdojmë t’u themi miqve tanë kosovarë se prania e organizatës terroriste FETO në Kosovë nuk është vetëm kërcënim për Turqinë, por edhe për Kosovën. Kjo organizatë terroriste përdor shkolla, kompani apo xhami për të fshehur agjendën e tyre të paligjshme. Ata i përdorin këto institucione për të rekrutuar njerëz, për të financuar aktivitetet e tyre terroriste nga pastrimi i parave, mashtrimi apo evazioni fiskal. Prandaj, ne i propozuam një mekanizëm efektiv Kosovës për të luftuar kundër FETO-s dhe organizatave të tjera terroriste si dhe krimit të organizuar. Ne presim përgjigjen e tyre”, ka thënë ambasadori Angili.

Sa i përket bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, ambasadori turk ka theksuar se investimi i Turqisë në Kosovë është rreth 10% e të gjitha investimeve tona në Ballkan.

“Turqia ishte partneri numër një tregtar i Kosovës vitin e kaluar. Kompanitë turke punësuan drejtpërdrejt 10 mijë persona në Kosovë. Tani duhet të kalojmë në një fazë tjetër të bashkëpunimit tonë ekonomik. Ndryshimet në zinxhirët e furnizimit pas COVID-it, rëndësia e sigurisë së ushqimit dhe energjisë pas luftës në Ukrainë kërkojnë një model të ri partneriteti ekonomik midis vendeve tona. Për këtë qëllim, ne i propozuam Kosovës një mekanizëm të quajtur JETCO (Mekanizmi i Përbashkët i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar). Deri më tani ne e kemi krijuar këtë mekanizëm kryesisht për vendet anëtare të BE-së”, u shpreh Angili.

Ai tutje shtoi se shohin një potencial të madh në Kosovë dhe “mendojmë se këtë potencial duhet ta realizojmë duke krijuar një mekanizëm efektiv institucional”.

Lidhur me interesimin e investitorëve nga Turqia në Kosovë, ambasadori Angili në intervistën për Telegrafin, ka thënë se ka një interesim të madh të investitorëve turq për të investuar në Kosovë.

“Fushat primare janë energjia, infrastruktura, tekstili, siguria ushqimore dhe zhvillimi rural. Ne propozuam krijimin e grupeve punuese specifike sektoriale për të marrë në detaje projektet e mundshme në këto fusha. Shpresojmë të shohim një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës”, tha ambasadori Angili. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...