21/06/2024

Gashi: LDK-ja nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas refuzimit të përgjigjeve parlamentare në seancën e Kuvendit të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në konferencë për gazetarë ka deklaruar se problemi sot në Kosovë është arroganca e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.

“Problemi sot në Kosovë është arroganca e kryeministrit,  mungesa e numrit të votave të qeverisë,  jo mungesa e votave të opozitës”  tha Gashi shef  GP të LDK-së, meqenëse, shtoi ai, qeveria nuk u përgjigjet pyetjeve nga opozita për shkak se, sikundër ka deklaruar kryeministri Kurti, opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare. “Kjo është qeveri e arrogancës”, deklaroi Gashi, raporto RTKlive.

Ai bëri të ditur qëndrimin e LDK-së se nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë. Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën. Dje kam thënë se vendi është në krizë. Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta, nuk është problemi të opozita por të pushteti. Cila është zgjidhja. Qeveria t’i bëjë numrat, a zgjerohet koalicioni apo i kërkon deputetët që të kthehen, nuk na intereson. Kjo çështje i takon kryeministrit Albin Kurti”, u shpreh ai. /RTK/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...