22/07/2024

Gashi: Zgjedhjet do të duhej të shpallen në shtator – ka nisur numërimi mbrapa për Qeverinë Kurti

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa, për fundin e qeverisjes Kurti.

Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Albin Kurti mund të jetë në pushtet, është deri tash një vit.

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisje”, tha Gashi.
Ai u shpreh se zgjedhjet do të duhej të shpallen në fund të shtatorit dhe të mbahen në fillim të janarit ose shkurriti 2025, sipas kalendarit të rregullt zgjedhor.

Gashi kritikoi gjithashtu LVV për bllokim të komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

“LVV po e asgjëson shtyllën e mbikëqyrjes parlamentare”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...