16/04/2024

Gaza, 10.569 palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza Ashraf al-Qudra theksoi se 49 për qind e të vrarëve në 24 orët e fundit janë nga rajonet jugore të Rripit të Gazës për të cilët ushtria izraelite pretendon se janë “rajone të sigurta”.

Teksa avionët luftarakë dhe artileritë e ushtrisë së Izraelit edhe në ditën e 33-të vazhduan pa ndërprerë sulmet në Rripin e Gazës, Autoritetet në Gaza kanë njoftuar se numri palestinezëve të vrarë nga këto sulme ka shkuar në 10.569.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza Ashraf al-Qudra në konferencën për media informoi lidhur me humbjet e jetëve dhe dimensioneve të krizës humanitare si pasojë e sulmeve izraelite që vazhdojnë.

Al-Qudra tha se në 27 masakra që Izraeli ka kryer në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 241 persona. Ai vuri në dukje se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 10.569 persona, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra.

“Në sulmet e ushtrisë izraelite janë plagosur 26.475 persona”, tha Al-Qudra duke shtuar se sulmet e Izraelit janë rritur edhe ndaj punonjësve të shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Al-Qudra nënvizoi se 49 për qind e të vrarëve në 24 orët e fundit janë nga rajonet jugore të Rripit të Gazës për të cilët ushtria izraelite pretendon se janë “rajone të sigurta”.

Ai gjithashtu nënvizoi se janë vrarë 193 punonjës shëndetësorë, ndërsa 120 objekte shëndetësore janë vendosur nën objektivin e Izraelit dhe se janë bërë të papërdroshme 45 ambulanca.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...