13/06/2024

Ndahen 450 mijë euro/ MPJD planifikon të blejë disa vetura për ambasada

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka planifikuar që vitin e ardhshëm të blejë disa automjete për nevojat e ambasadave nëpër botë.

Në projektbuxhetin i cili pritet të votohet së shpejti nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, figuron ndarja e 450 mijë eurove për blerjen e veturave për ambasada, transmeton IndeksOnline.

Në projektbuxhet nuk janë dhënë detaje se cilat ambasada do të bëhen me vetura të reja, mirëpo me shumën e planifikuara mund të blihen disa të tilla.

Gjithnjë sipas projektbuxhetit, edhe për vitin 2025 është planifikuar edhe një blerje tjetër e veturave për nevoja të ambasadës e që shuma e llogaritur është 430 mijë euro. Po aq para do të ndahen edhe në vitin 2026.

Ndryshe, totali i parave për ambasada për vitin 2024 është 15 milionë e 195 mijë euro. Me këto para do të blihet edhe objekti për nevoja të Ambasadës së Kosovës në Berlin si dhe blerja e objektit rezidencial në Washington.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...