Në versionin e ri të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk ka devijime nga disa parime themelore.
Në dokumentin që i është dorëzuar në fillim të kësaj jave të dyja palëve, sipas mediave serbe, Kosova merr të drejtën-njohjen ndërkombëtare, përkatësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e cila është e sigurtë, si dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia firon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kujtojmë se në muajt e fundit nën etiketën ‘konfidenciale’ dolën disa versione të këtij propozimi franko-gjerman për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Përmbajtja e këtij dokumenti mbeti e padisponueshme për publikun, përveç informacioneve nga liderët e Bashkimit Evropian se dokumenti i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.