18/10/2024

Gerrard merr ofertë për postin e trajnerit të Polonisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Steven Gerrard është duke u shqyrtuar për një rol të ri trajneri, ndërkohë që është pa skuadër prej se është shkarkuar nga Aston Villa.

Legjenda e Liverpoolit është kontaktuar nga Polonia për ta zënë vendin e Czeslaw Michniewicz në drejtimin e përfaqësueses – njofton The Sun.

Gerrard ishte i shkëlqyer në punën e tij të parë si trajner kur i drejtoi Rangers drejt triumfit të parë të titullit skocez që nga viti 2011.

Mirëpo, ai ishte më pak i suksesshëm te Aston Villa duke zënë vetëm vendin e 14-të në edicionin e kaluar, derisa këtë sezon e nisi dobët, ashtu që u shkarkua në muajin tetor.

Ish-futbollisti anglez është duke u konsideruar seriozisht për postin e përzgjedhësit të Polonisë dhe federata e atjeshme tashmë ka përgatitur një ofertë për të. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...