Dy dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në një njësi magazinimi në Florida gjatë një kontrolli nga një ekip i punësuar nga avokatët e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Këto dokumente iu dorëzuan FBI-së. Asnjë dokument tjetër me shenja të klasifikuara nuk u gjetëm gjatë kontrollit të katër pronave të Trump, tha burimi. Zbulimi i dokumenteve u raportua fillimisht nga The Washington Post.
Ekipi prej dy vetash kontrolloi Trump Tower në New York, klubin e golfit Bedminster, një vendndodhje zyre në Florida dhe njësinë e ruajtjes ku u gjetën dy dokumentet dhe ku Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme kishte dërguar sendet e Trump pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Katër kërkimet erdhën mes shqetësimeve të vazhdueshme nga Departamenti i Drejtësisë se jo të gjitha dokumentet i ishin kthyer qeverisë federale. Të kryera javët e fundit, kërkimet u mbikëqyrën nga ekipi ligjor i Trump, tha për CNN një burim tjetër i njohur me këtë çështje.