27/07/2024

Gjenerali turk, Ozkan Ulutas komandant i ardhshëm i KFOR-it, Kurti: Mezi pres angazhimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

Kurti në një postim në X shkruan se mezi pret bashkëpunimin me gjeneralin Ulutas për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

“Kam pasur kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.

I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...