10/10/2024

Gjermania: Aleatët evropianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët evropianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake për një ndarje të drejtë të barrës në të dy anët e Atlantikut, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët gjatë një takimi ministror në selinë e NATO-s, Pistorius tha se ata do të fokusohen në përgatitjet për samitin e aleancës muajin e ardhshëm në Washington.

“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet të sigurojmë që NATO-ja të jetë në gjendje të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të saj, sa herë që kjo të jetë e nevojshme. Duhet të kemi një frenim të fortë dhe për këtë të gjithë anëtarët e aleancës japin kontributin e tyre”, tha Pistorius.

Ministri gjerman ripohoi se vendi i tij, ekonomia më e madhe e Evropës, do të rrisë ndjeshëm shpenzimet e saj ushtarake këtë vit, për të përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit për mbrojtjen.

“Për Gjermaninë mund të them se ne po bëjmë detyrat e shtëpisë, të gjithë e dini se po arrijmë objektivin prej 2 për qind këtë vit për herë të parë në më shumë se dy dekada. Shumica e aleatëve të tjerë evropianë të NATO-s, rreth 20 prej tyre, synojnë dhe gjithashtu do të arrijnë objektivin prej 2 për qind”, tha ai.

Ai theksoi se ky është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë partnerët e NATO-s, por “sigurisht veçanërisht për aleatin tonë amerikan”.

“Evropa po jep, Evropa po bën pjesën e saj si pjesë e përgjegjësisë sonë të përbashkët”, shtoi ai,

Komentet e tij erdhën derisa kryeqytetet evropiane ndjekin me ankth zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe frikësohen se një mandat i dytë për ish-presidentin Donald Trump mund të ndikojë negativisht në aleancën e NATO-s.

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur aleatët evropianë të SHBA-së se nuk kanë ndarë barrën financiare të NATO-s, duke e zhvendosur barrën mbi taksapaguesit amerikanë. Ai ka kërcënuar se do të tërhiqen trupat amerikane nga Evropa.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...