17/07/2024

Kuvendi i RMV-së me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kuvendi zgjodhi tre nga pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës aq sa kishte parashikuar. Jovan Mitrevski i LSDM-së, Antonio Milloshovski i OBRM-PDUKM-së dhe Vesna Bendevska e partisë ZNAM do të jenë zëvendës të kryetarit Afrim Gashi.

Në deklaratën solemne, deputeti Milloshovski nuk u paraqit për arsye shëndetësore, ndërsa deputetja Bendevska nuk e tha emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Deklaroj se funksionin nënkryetar i Kuvendit të “R.S Makedonija” do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi dhe do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e “R.S Makedonija”, tha Bendevska.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi edhe vendimin për apanazh për 36 deputetët nga përbërja e kaluar të cilët do të marrin rrogë rreth 1800 euro gjatë periudhës 6-12 muaj.

Kryeministrit teknik, Talat Xhaferi njëkohësisht edhe deputet i Frontit Evropian i është caktuar vendimi që rrogën e muajit në vijim ta merr nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria. Ndërkohë ish funksionarët e Qeverisë së kaluar, ministra dhe zëvendësministra që të gjithë kanë kërkuar apanazh në përputhje me ligjin.

Komisioni i miratoi edhe nga dy rroga deputetëve nga përbërjet e kaluara të cilët këtë vit kanë plotësuar kushtin e pensionit./Alsat/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...