05/12/2024

Gjermania përgjysmon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa rrit buxhetin e mbrojtjes në 53.25 miliardë euro

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria.

Ministri i Financave tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme”, për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.

Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro, transmeton Telegrafi.

Ulja e planifikuar e ndihmës vjen mes frikës në Ukrainë dhe midis aleatëve të saj evropianë, se fondet e SHBA mund të shkurtohen apo edhe të ndalen nëse Donald Trump fiton presidencën në zgjedhjet e nëntorit.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...