Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Bajram Begaj.
Me këtë, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli
E lidhur me këtë ka reaguar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai në një postim në X ka shkruar se pasi Kushtetuesja vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur të shqyrtojë këtë çështje.






