15/06/2024

Grubi: Për të ardhmen e vendit tonë, jemi të gatshëm të heqim dorë nga Qeveria e përkohshme dhe nga kryeministri shqiptar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zv. kryeministri, Artan Grubi deklaron se vendimi për dorëheqje të ministrave nga radhët e BDI-së janë në funksion të integrimeve të Maqedonisë së Veriut në BE.

Grubi deklaroi se me vendimin për deponim të dorëheqjeve nga ana e ministrave, BDI ia hapi rrugën opozitës maqedonase të votojë “për” ndryshimet kushtetuese.

Grubi tha se me vendimin të cilin dje e kumtoi lideri partiak, Ali Ahmeti, BDI heqë dorë edhe nga premtimi i dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, dhe atë e bën “për të mirën e qytetarëve dhe në dobi të integrimit në BE”.

“Nëse ne shkojmë në opozitë, me ç’rast opozita (OBRM-PDUKM) do t’i votonte ndryshimet kushtetuese, për çka nevojiten dy të tretat në Kuvend, ne kemi thënë se për të ardhmen e vendit tonë jemi të gatshëm të heqim dorë edhe nga qeveria e përkohshme edhe nga kryeministri shqiptar edhe nga mandatet tona. Nga gjithçka që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë, nën kushtin që opozita maqedonase t’i votojë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Grubi për “T7”.

Anëtari i kryesisë së BDI-së përkujtoi se kusht i liderit të OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristian Mickoski që ajo parti të votojë për përfshirje të pakicës bullare në Kushtetutën e vendit ishte “dalja e BDI-së dhe shqiptarëve nga qeveria e vendit dhe formimi i një qeverie monoetnike” mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.

“Është e ditur se para dy muajve pati takim mes kryeministrit (Dimitar) Kovaçevski dhe liderit opozitar, Mickoski, me ç’rast Mickoski theksoi se kusht i vetëm i OBRM-PDUKM-së opozitare për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës sonë evropiane, është dalja e BDI-së dhe shqiptarëve nga qeveria e vendit dhe formimi i një qeverie monoetnike i dy partive kryesore maqedonase, OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Do të thotë, opozitës nuk i pengon prëfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës, nuk i pengon asgjë tjetër, por i pengon shqiptarët të jenë në qeveri dhe i pengon barazia mes maqedonaseve dhe shqiptarëve”, tha Grubi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...