02/10/2023

Kontrolli i përbashkët kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama: Lehtëson qarkullimin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot kanë filluar kontrollin i përbashkët në pikat kufitare.

Vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovacevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për të lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.

“Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara”, shkruan Rama.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...