22/06/2024

Hakerët kinez kanë fituar qasje në email-in e ambasadorit amerikan në Pekin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Hakerët kinezë janë qasur në email-in e Nicholas Burns, ambasadorit amerikan në Pekin, në një operacion spiunazhi i cili besohet se ka kompromentuar të paktën qindra-mijëra email-e të individëve të qeverisë amerikane, raportoi Wall Street Journal.
Email-i i ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore, Daniel Kritenbrink, është hakuar gjithashtu në një operacion më të gjerë, ka bërë të ditur Microsoft për publikun në fillim të këtij muaji.

I pyetur për rastin e dy diplomatëve, Departamenti i Shtetit nuk pranoi që të ofronte ndonjë detaj, dhe shtoi se ka nisur një hetim në lidhje me operacionin e spiunazhit. Para se të shfaqej raporti i WSJ, Kritenbrink në një seancë dëgjimore të Kongresit mbi politikën e SHBA-së për Kinën ishte pyetur se nëse ai mund të përjashtonte që emailet e tij ose të stafit të tij ishin hakuar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të komentojë mbi hetimin e FBI-së, por jo nuk do ta përjashtojë këtë”, tha Kritenbrink. Burns dhe Kritenbrink iu bashkuan kështu Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo, si viktimat e vetme të shpallura publikisht të fushatës së spiunazhit.

Në anën tjetër, krerët e qeverisë kineze kanë njoftuar se ata po luftojnë në mënyrë transparente kundër çdo abuzimi kibernetik.

“Kina kundërshton hapur dhe lufton kundër sulmeve dhe vjedhjeve kibernetike në çfarëdo forme. Ky pozicion është konsistent dhe i pastër. Identifikimi i burimit të sulmit është një çështje komplekse teknike”, deklaroi Liu Pengyu, zëdhënës për ambasadën kineze në Uashington.

“Ne shpresojmë se të gjitha palët relevante do të marrin një qëndrim profesional dhe të përgjegjshëm, në vend se të bëjnë spekulime dhe akuza të pabaza”, shtoi tutje ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...