12/10/2024

Hamasi: Izraeli kundërshton me këmbëngulje armëpushimin në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Osama al-Hamdan, tha se Izraeli kundërshtoi me këmbëngulje pikat që ata parashtruan për një armëpushim të mundshëm dhe marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për Anadolu, Hamdan nga zyra e Hamasit në Bejrut komentoi marrëveshjen e mundshme të armëpushimit në Rripin e Gazës.

“Para së gjithash, ne insistojmë për një armëpushim të plotë, që është një çështje shumë e rëndësishme për ne, dmth tërheqja e plotë e ushtarëve izraelitë nga Gaza dhe heqja e bllokadës në Gaza. Ndërkaq, Izraeli i kundërshton me këmbëngulje këto pika”, tha ai.

Izraeli refuzon të heqë bllokadën e Gazës dhe t’i japë fund sulmeve

Duke iu referuar çështjeve që Izraeli këmbëngul, Hamdan tha: “Izraeli dëshiron të vazhdojë sulmet e tij në Gaza. Ata nuk duan armëpushim dhe nuk janë të gatshëm të heqin bllokadën. Kjo është mosmarrëveshja më e madhe”.

Duke theksuar se ndërmjetësit po punojnë intensivisht për projekt-marrëveshjen, Hamdan nënvizoi se është e nevojshme të garantohet se do të përmbushen të gjitha kushtet e Hamasit.

Hamasi kërkon lirimin e të gjithë palestinezëve në burgjet izraelite

“Ne kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Në fund do të ndodhë kjo”, u shpreh Hamdan.

I pyetur se cili mund të jetë skenari më i keq nëse nuk arrihet një armëpushim, zyrtari i Hamasit tha: “Unë nuk dua të flas për asnjë skenar tjetër përveç fakteve në terren. Ne jemi duke punuar për një armëpushim në shkallë të plotë dhe kjo përfundimisht do të të arrihet”.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...