28/05/2024

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati ndryshime domethënëse në Kosovë sa i përket situatës së të drejtave të njeriut.

E, publikimi i këtij raporti ka nxitur reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në reagimin e tij, Haradinaj thotë se Qeveria Kurti duhet të jap dorëheqje pas publikimit të këtij raporti.

“Në një situatë normale ky raport i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj”, thuhet në postimin e tij.

Tutje, ai ka shkruar se “vetëmashtrimi i Qeverisë duke krijuar tituj bombastik për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë”.

“Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera. Raporti i DASH-it është për vitin 2023 dhe nuk ka arritur të evidentojë edhe plot dështime të tjera, përfshirë këtu edhe qindra kontrata njëburimore në vlerë prej qindra milionë eurosh”, ka pohuar Haradinaj.

Ndryshe, raporti i Departamentit të Shtetit thotë se qeveria e Kosovës ndërmori hapa të besueshëm, por jo të vazhdueshëm për të identifikuar, hetuar, akuzuar dhe ndëshk

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...