18/05/2024

Presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti bisedojnë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti francez, Emanuel Macron dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë zhvilluar të martën një bisedë telefonike, gjersa u tha se temë diskutimi ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një njoftim të Presidencës franceze thuhet se Macron rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër.

Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Presidenti francez po ashtu shprehu keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Ai kujtoi se mbeti i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e popullatës serbe.

Ky zhvillim vjen pasi Kosova pret për t’u bërë pjesë e familjes së Këshillit të Evropës, një hap që do të theksonte përkushtimin e vendit për t’i përmbushur standardet evropiane dhe për të forcuar më tej legjitimitetin dhe pozitën e tij në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...