27/07/2024

Haradinaj: Kurti është amator vendimmarrës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me hedhje të akuzave në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, albin Kurti, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin si “amator vendimmarrës”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje.Kemi të bëjmë me amaterë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, është shprehur Haradinaj në RTV Dukagjini.

Sipas Haradinajt, kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri nuk mund të quhen të tillë për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...