23/07/2024

Hasani: Vit i suksesshëm për diplomacinë shqiptare

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Ministri i Jashtëm nënvizoi se “Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare” me BE-në dhe se pret lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa u përket negociatave me BE-në.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi sot se Shqipëria është gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në.

Në një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbi bilancin e punës së diplomacisë për vitin 2023 dhe pritshmërinë e vitit të ardhshëm, Hasani u shpreh se viti 2023 për diplomacinë shqiptare ka qenë periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh.

“Në tri vitet e fundit, Shqipëria ka luajtur një rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare”, tha Hasani.

Ministri u shpreh se “mandati në Këshillin e Sigurimit, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë, ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve”.

Hasani theksoi se “kandidaturat e Shqipërisë për KDNj dhe UNESCO u mbështetën masivisht”, teksa shtoi ai, “rival kishim Rusinë”.

“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin”, tha Hasani.

Ministri nënvizoi se “Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare”, teksa shtoi se, “presim lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa u përket negociatave me BE-në”.

Gjithashtu, Hasani theksoi se bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon është një tjetër arritje për vitin që po lëmë pas.

“Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024”, u shpreh ai.

Hasani shtoi se “Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale”.

“Presidencat e nismave që marrim në 2024 do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal”, tha ministri, teksa shtoi se, diplomacia ekonomike është në fokus të prioriteteve të MEPJ-së për 2024.

Hasani nënvizoi se “Shërbimi i Jashtëm do të punojë për të tërhequr sa më shumë projekte e investime”.

“Do të punojmë për të promovuar sa më mirë mundësitë që ofron Shqipëria. Po punojmë për projektimin e rrjetit të atasheve tregtarë dhe themelimin e Këshillit të Eksporteve”, tha ai.

Hasani u shpreh se “ristrukturimi i Shërbimit të Jashtëm është po ashtu një nga prioritetet tona për 2024”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...