24/12/2024

Hasanpapaj: Pranimi i Asociacionit nga Kurti, lajm i mirë për Kosovën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Avokati Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se pranimi i Asociacionit nga kryeministri Albin Kurti, është lajm i mirë për Kosovën.

Avokati Bardhyl Hasanpapaj, e ka cilësuar si hap pozitiv, pranimin e marrëveshjes apo draftit evropian për Asociacionin, nga kryeministri Albin Kurti.

Ai në “Debat Plus”, tha se me këtë veprim Kurti është treguar konstruktiv dhe se kjo do t’i shërbej për mirë Kosovës.

“Ky konstruktivitet i Kurtit, e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Me aq sa dihet, besoj që e forcon edhe pushtetin brenda Kosovës. Me këtë që e ka ofru Qeveria, dhe që Serbia e ka refuzu nënshkrimin, dhe planin e emisarëve. Të tria Kosova i ka pranuar, është shumë mirë, besoj se është në dobi të vendit, i bën nder ky konstruktivitet”, tha ai.

Ai tha se nuk e di çfarë përmban saktësisht drafti i ri për Asociacionin, por që sipas tij është mirë që Kosova e ka pranuar, për shkak se ka qenë dhe është detyrim që shteti ynë e ka marrë.

“Unë besoj që është mirë që tregoj Qeveria konstruktivitet, dhe besoj që draftin e Asociacionit që e ka pranuar se është shumë mirë, nuk e di çka përmban drafti, por fakti që Qeveria e pranon Asociacionin, atë detyrim ndërkombëtar, unë e gjykoj se është në të mirë të Kosovës dhe e përgëzoj për këtë gjë”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...